Po drejtonte biçikletën, humb jetën 57-vjeçari në Fier

Mbrëmjen e djeshme, një 57-vjeçar ka ndërruar jetë në Fier. Sipas njoftimit të policisë, në lagjen “Sheq i vogël”, shtetasi A.D. ka ndërruar jetë rreth orës 23:00 të mërkurës së 23 tetorit, teksa po i jepte biçikletës.

Raportohet se shkak është bërë një arrest kardiak që ka pësuar 57-vjeçari.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në lagjen “Sheq i vogël”, shtetasi A. D., 57-vjeç, duke drejtuar biçikletën, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak e për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.


Shtuar 24.10.2024 15:55