Një i burgosur shqiptar i cili po shoqërohej nga policia drejt Gjykatës është arratisur mëngjesin e sotmë. Ai po transportohej nga Bergamo në Brescia kur i shpëtoi vëmendjes së gardianëve. Megjithatë arratia e tij nuk zgjati shumë.
Ai u identifikua dhe u kap nga agjentët e një makine policie që e bllokuan në zonën e Parco Gallo, më pak se një orë pas arratisjes së tij.
Nuk është hera e parë që një episod i ngjashëm krijon alarm pranë Palagiustizia.
Një episod i ngjashëm që përfshin një tregtar droge 30-vjeçar nga Afrika e Veriut, i cili do të gjykohej, daton në prill të 2022-shit.
Akoma më e bujshme ishte arratisja në shkurt 2019 e Marius Marmura, të burgosurit që iku nga parkingu i pasmë i godinës për të kaluar më pas shinat e kryqëzimit hekurudhor të qytetit, që kufizohen pikërisht me Palagiustizia. Burri u kap përsëri ditën që u arratis./albeu.com/