“Po dalim për darkë me oligarkët”, Balluku reagon për Banon: Të të vijë turp që del dhe hedh baltë sikur na ke mbajtur pishtarin

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten demokrate Eralda Bano, e cila gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se ministret që sot bëjnë moral se si duhet kursyer energjia, darkojnë me oligarkët dhe iu shërbejnë atyre.

Eralda Bano: Komenti i fundit që bëri zonja ministre (Belinda Balluku) u drejtohet qytetarëve dhe u thotë mos lini derën e frigoriferit hapur se harxhon energji elektrike. Jeni bërë qesharak. Çfarë mund të presim nga ju, presim të na nxirrni VKM për larjen e rrobave.

Belinda Balluku: Të paktën na i kurseve zotërinjt ministra dhe u more vetëm me ministret, të paktën burrat ministra i paskemi në rregull. Si mund të dalësh këtu dhe të hedhësh baltë, jo darka me oligarkët është turp, sikur na ke mbajtur pishtarin. Nuk kam folur kurrë për larjen e rrobave kam shpërndarë vetëm një fushatë sensibilizimi, po zonjë po e le derën e frigoriferit hapur ai harxhon më shumë. Të të vijë turp që vjen këtu dhe hedh baltë. Se mund të merrem dhe unë me gjëra peësonale por se bëj. Të ishe kursyer pak. Ne këshillojmë nuk është në dorën time tu them njerëzve se çfarë të bëjnë. Çfarë mohoni ju, faktin që nuk ka krizë, faktin që nuk duhet kursyer. Nuk hedhium do shi. Për çfarë na akuzoni, del aty dhe thua ka thënë kështu, kur të dalësh herë tjetër verifiko.

Eralda Bano flet nga vendi dhe tregon një video në telefon

Ermonela Felaj i ndërpret fjalën.

Shtuar 15.09.2022 17:12