Policia ka arrestuar pronarin e një ndërtese në Qeparo, Himarë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith”, Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.
Njoftimi i policisë:
Qeparo, Himarë
Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i banesës ku po kryeshin punimet.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Qeparo, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit P. P, banues në fshatin Qeparo.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith”, Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”./albeu.com