Katër persona janë arrestuar pasi po ndërtonin pa leje në një zonë publike në plazhin e Pishë-Poros. Mësohet se janë arrestuar shtetasit Xhimi Hasanbega, Genci Toska, Edmond Silo, Aleksandër Kopili.
“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit Xhimi Hasanbega, 45 vjeç, banues në Tepelenë (Administratori i lokalit), njofton policia.
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, shtetasit Genci Toska, Edmond Silo, Aleksandër Kopili.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.