Po bëhet gati kulla, shpronësohen “Sarajet”, sa lekë marrin pronarët

Sarajet e Toptanëve në Tiranë që disa ditë më parë u përfshinë nga flakët, janë shpronësuar për të kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Nga shpronësimi, pronarët do të dëmshpërblehen me 178 694 456 lekë.

Shumë politikanë dhe aktivistë shprehen se zjarri i rënë në “Saraje” ka qenë i qëllishëm dhe me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kulle tjetër

Kërkesa e botuar në Fletoren Zyrtare:

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që prekennga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen, sipas vlerësimitparaprak të llogaritur, bazuar në VKM-nënr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikëne Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronëprivate,që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të tëdrejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore, Tirana Veri,me shkresën nr. 2482/5 prot.., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.

Vleratotale paraprake e shpronësimit është 178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 12:04