Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje rreth ngjarjes së ndodhur në Lezhë ku u vra me armë zjarri efektivi Saimir Hoxha nga i riu Aldi Rama.
Hoxha ka zbuluar dinamikën para ngjarjes së rëndë si dhe fjalinë e fundit që tha autori para se të qëllonte me plumb në zemër nënkomisarin Saimir Hoxha.
“Saimir Hoxha drejtohet tek personi i tretë dhe i kërkon të zbresë. Fjalia e Aldi Ramës ishte vetëm kjo: Unë nuk jam për kontroll!”- deklaroi gazetarja.
Sipas dëshmive të dhëna përpara hetuesve, dy të rinjtë kanë thënë që kishin shkuar në zonë për të pirë një cigare hashash.
Anila Hoxha: U lajmëruarn një ditë ditë më parë për një parcel me kanabis, kanë qenë të paveshur nga uniformat e policisë, por me jelekun që lexon ‘Policia’.
Në kthim, mjeti i bardhë i kriminalistikës ndeshet me një automjet tjetër ku ishin tre persona.
Thuhet, kjo dëshmi konfirmohet nga shokët e vrasësit, janë arrestuar për moskallëzim krimi pasi sipas policisë akuzohen se nuk kanë njoftuar policinë se shoku i tyre mbante armë.
Automjeti bën një manovër dhe kthehet. Këtu efketivët kërkojnë që mjeti të ndalojë. Palushi, Shefi i Krimeve i kërkon Armando Markut që të dalë nga makina dhe ai del, nxjerr dokumentacionin e nevojshëm. I treti, vrasësi nuk del.
Saimir Hoxha drejtohet tek personi i tretë dhe i kërkon të zbresë. Fjalia e Aldi Ramës ishte vetëm kjo: Unë nuk jam për kontroll!
Nxjerr armën dhe qëllon për vdekje Hoxhën. /albeu.com/