Plazhi sjell trafikun e rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, Policia: Përdorni rrugët alternative

Me ardhjen e sezonit të verës, vjen dhe trafiku i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës. Për të shmangur sado pak trafikun, Policia Rrugore ka dalë me një apel, ku u kërkon drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugët alternative

Njoftimi nga Policia Rrugore e Tiranës

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet. /albeu.com

 


Shtuar 5.06.2022 17:19