Platini dhe Blatter lirohen nga Gjykata Federale, akuza për mashtrim bie dhe do të dëmshpërblehen

Michel Platini dhe Joseph Blatter u shpallen të pafajshëm në Zvicër për çështjen e mashtrimit që daton në vitin 2015.

Sipas asaj që raporton “Calcio e Finanza”, Gjykata Penale Federale e Bellinzonës nuk ka ndjekur kërkesat e prokurorisë, e cila kishte kërkuar një vit për ish-presidentin e UEFA-s dhe 8 muaj burg për ish-presidentin e FIFA-s dhe dy të pandehurit u deklaruan të pafajshëm.

Blatter u akuzua për mashtrim, përvetësim, administrim të pabesë dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa Platini akuzohej për mashtrim, bashkëpunim në përvetësim, bashkëpunim në administrim të pabesë dhe falsifikim dokumentesh.

Të dyve do t’u jepet edhe dëmshpërblim./ h.ll/albeu.com