Ambasada Ruse zbulon si u arratis presidentit afgan: 4 makina plot para i ngarkoi në helikopter

Ambasada Ruse në Kabul ka zbuluar detaje nga arratisja e Presidentit të Afganistanit Ashraf Ghani.

Gjatë një interviste për agjensinë rusë “RT”, ambasada Ruse ka deklaruar se Ghanië shtë larguar nga vendi I tij me 4 makina plot para, të cilat nuk u mundën të ngarkoheshin të gjitha në helikopterin e tij.

“Ish-udhëheqësi afgan i mbështetur nga Perëndimi, Ashraf Ghani, u largua nga vendi i tij me aq shumë para saqë nuk mund të futeshin dot të gjitha në helikopterin e tij, dhe ai u detyrua të lërë disa në aeroport. Katër makina ishin të mbushura me para. [Ata] u përpoqën t’i vendosnin të gjitha paratë në helikopter, por jo të gjitha arriten t’i fusnin. Disa nga paratë i lanë përtokë në katin e katërt”, shpjegoi Nikita Ishchenko, pa dhënë hollësi se si e mori informacionin.

Ashraf Ghani u bë president i Afganistanit në shtator të vitit 2014, moment i cili shënonte herën e parë në historinë e vendit që pushteti transferohej në mënyrë demokratike. /albeu.com/

 


Shtuar 16.08.2021 16:51