Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë, 1 korrik, në Allias, Tiranë. Burime bëjnë me dije se janë palgosur me mjet prerës (xham) dy të rinj.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjet e shkaqes së ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi policise
Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
/albeu.com/