Këtë të mërkurë, uniformat blu në Sarandë, kanë vënë në pranga një 66-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë.
Në njoftimin e e policisë, thuhet se në pranga ka rënë shtetasi V.H, 66-vjeç banues në Ksamil.
66-vjeçari dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me grushte dhe shkelma, nipin e tij, shtetasin A. N., 44-vjeç dhe bashkëshorten e 44-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.