Një 49-vjeçar ka rënën në prangat e policisë në Shijak. Sipas raportimeve, F.K., ka goditur me grusht mjekun e Radiologjisë.
Shkaqet dhe rrethanat e konfliktit janë ende të paqarta ndërsa policia i ka vënë prangat 49-vjeçarit që dhunoi mjekun A.D., 34 vjeç.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.
