Plas sherri mes disa personave në Pogradec, plagoset i riu

Një i ri ka mbetur i plagosur gjatë një sherri mes disa personave në Pogradec.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 06.01.2023, rreth orës 10:40, në fshatin Buçimas, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 6.01.2024 11:32