Një sherr ka ndodhur mes dy adoleshentëve rreth orës 13:30 në lagjen “Sinan Ballati”, në Delvinë. Si pasojë e konfliktit, njëri prej tyre është dëmtuar me mjet prerës i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohëm grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:30 në lagjen “Sinan Ballati”, në Delvinë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dy minorenë, të moshave 15 dhe 16 vjeç. Si pasojë e konfliktit, njëri prej tyre është dëmtuar me mjet prerës i cili po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
