Plas grushti në Shengjin! Disa persona konfliktohen për një vend parkimi, njëri prej tyre përfundon te Trauma në gjendje të rëndë

Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmje ne sotme në Shëngjin. Burime për mediat bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në zonën e Kunes, ku disa persona fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është goditur me sende të forta në kokë dhe për shkak të gjendjes së rënduar është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Deri më tani dyshohet se shkak i këtij konflikti mes këtyre personave të jetë bërë një vend parkimi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe vënien para drejtësisë të personave të përfshirë në këtë konflikt.


Shtuar 10.08.2025 20:40