Plas grushti në një lokal në Malësinë e Madhe, përfundojnë në pranga 7 persona

Malësi e Madhe- Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti fizik ndërmjet 7 shtetasve.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar 7 persona  pasi për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin, si dhe duke u konfliktuar fizikisht në ambientet e një lokali, prishën qetësinë publike.

Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 48 vjeç, M. M., 22 vjeç, L. M., 24 vjeç, L. M., 20 vjeç, A. B., 52 vjeç, J. B., 25 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut.

Mbrëmjen e djeshme  në ambientet e një lokali në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./Albeu.com./


Shtuar 19.04.2023 11:19