Plas grushti në Berat/ Punonjësi i Policisë bashkiake godet qytetarin dhe e hedh në tokë (VIDEO)

Ditën e sotme, pjë punonjës i Policisë bashkiake dhe një qytetar, janë përfshirë në një konflikt fizik në qytetin e Beratit.

Sherri ka ndodhur rreth 15 minuta më parë pranë ish-pallatit të kulturës, për arsye ende të paqarta.

Sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, i pari që e nisi sherrin ishte djali i ri i cili goditi punonjësin e policisë.

Ky i fundit, duket se i kthehet dhe e hedh përtokë.

“Rastesisht po kaloja nuk i pyeta se isha ne rreth, por polici ishte bashkiak. Afer ish-pallatit të Kulturës te xhamia. E qelloi ai cuni përpara, skisbte faj polici”, shkruan një qytetar.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim nga autoritet dhe nuk dihet nëse polici dhe djali i ri kishin një sherr të mëparshëm, apo situata përshkallëzoi direkt.

 

PAMJET e publikuara nga JOQ:

 

 


Shtuar 19.06.2025 15:46