I kthyer tashmë në një prej mbrojtësve dhe fansave më të zjarrtë të kryeministrit Edi Rama, Ilir Demaliaj, ka goditur në hollin e një hoteli, kryetarin e Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzin.
Nga pamjet e publikuara në media, dallohet Demaliaj, i cili i lëshohet Kujtim Gjuzit dhe e godet me shkelmë, teksa ky i fundit fillimisht tenton t’i ikë.
Krah Ilir Demaliajt shfaqet dhe një grua, e cila mundohet të parandalojë sherrin, por ai e shtyn dhe e rrëzon përtokë.
Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit mes tyre.