Plas grushti brenda lokalit në Vlorë, 40-vjeçari rreh të moshuarin, 70-vjeçari pëson fraktura

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Llakatund të Vlorës. Sipas raportimeve, një 70-vjeçar është dhunuar nga një bashkëfshatar 40-vjeçar brenda një lokali.

N.H., ka pësuar disa fraktura për shkak të goditjeve të 40-vjeçarit Sh.D., ndërsa pasi dhunoi të moshuarin, u largua nga vendngjarja.

Ka dyshime që 40-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur ndërsa policia ka nisur kërkimet për të bërë të mundur kapjen e tij.


Shtuar 25.11.2025 23:29

Tags: ,