Planifikuan të ekzekutonin një person në Berat por policia iu prishi planet, arrestohet një prej autorëve

Ditën e djeshme policia e Beratit parandaloi një atentat që do kryhej nga një grup kriminal.

Tre persona u shpallën në kërkim.

Mësohet se 30-vjeçari nga Korça Arli Shehu, është arrestuar.

Shehu së bashku me dy shtetasit e tjerë Hamit Berisha, 55-vjeç nga Kosova dhe Ermal Gora, 43-vjeç nga Tirana, kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë kanë fshehur automjetin në fshatin Moravë.


Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët e shpallur në kërkim, duke përfituar nga errësira u larguan drejt zonave të pyllëzuara.


Shtuar 1.06.2023 22:04