Planifikonte sulm terrorist në Shqipëri, dënohet me 15 vite iraniani

Shtetasi iranian Biajan Poladrag është dënuar ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme me 15 vite burg pas akuzës të ngritur nga SPAK për terrorizëm.

Procesi ndaj Poladrag u zhvillua me gjykim të shkurtuar  dhe për këtë ai u dënua me 10 vite heqje lirie.

Ky shtetas akuzohet gjithashtu edhe për disa vepra të tjera penale si pjesë e një organizate terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfare kohe.

Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulm terrorist.


Shtuar 14.12.2022 15:42