Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetët, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi janë kërcënuar.
Deputeti Zemaj ka zbuluar detaje nga planifikimi i atentatit ndaj kryetarit të kësaj partie dhe tre deputetëve
“Është ngritur shqetësim i madh për të gjithë. Kemi marrë mijëra mesazhe. Ne duhet te besojmë në organet tona pavarësisht të kaluarës së hidhur. Nuk është mirë që dëgjojmë këso lajmesh, por shpresojmë qe organet do ti trajtonë këto informacione me kujdes te vecantë. Na është konfirmu për tentim atentat. Deri më tani këto janë që i dimë edhe ne. Më shumë është Policia por edhe partnerët tjerë nderkombëtare që kanë marrë këtë informacion dhe janë në kontakt me kryetarin Abdixhiku e koleget tjerë, shpresojmë ti identifikojnë.. në momentin kur është njoftu Policia e Kosovës gjithçka është në duart e tyre. Ne jemi zyrtarë e përfaqësues të qytetarëve. Duhet të presim ata se çka na ofrojnë e çka do të hetojnë të kësaj mendësie të ulët para këtij planifikimi që të eliminojnë. Gjithcka ka qenë në koordinim me Policinë. Brenda 24 orëve ka dalë si informacion dhe u bë publike në këtë fazë të hershme. Motivet janë politike nga ajo që është thënë..”, tha ai në Kanal 10.
Përmes burimeve, Gazeta Express ka raportuar për planifikimin e një atentati ndaj kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të partisë. Këto informacione, gjatë ditës së sotshme, kanë shkuar sot në adresë të partisë nga shërbimet partnere.
Policia e Kosovës tashmë ka konfirmuar se është duke e trajtuar rastin.
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar se drejtoria kompetente ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë”, thuhet në këtë njoftim.
“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet tutje.
Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.
Burime të Gazetës Express, kanë treguar se këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme dhe krerët e LDK’së kanë vendosur t’i njoftojnë organet e rendit.
Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.
Burime të Gazetës Express, kanë treguar se këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme dhe krerët e LDK’së kanë vendosur t’i njoftojnë organet e rendit.
Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i atentatit të mundshëm, para 30 minutave ka deponuar informacionet në një stacion të policisë në Prishtinë.
“Njëri nga deputetet, i cili është cak i atentatit të mundshëm, e ku bën pjesë edhe Kryetari Abdixhiku, kanë deponuar krejt informatat që disponojmë në Policinë e Kosovës”, tha burimi i Gazetës Express.
“Dëshmia është dhënë para 30 minutave”, shtoi ai.
“Ne besojmë se Policia duhet ta trajtojë me serioizitet këtë rast, meqë informatat dhe shërbimet partnere të Kosovës që kanë arritur deri tek informacionet për atentat ndaj krerëve të LDK’së, janë jashtëzakonisht serioze”, shtoi zyrtari i LDK’së, që foli në kushte anonimiteti për Gazetën Express të mërkurën mbrëma.
Gazeta Express nuk ka arritur ta konformojë ende nga organet zyrtare këtë informacion, por ajo që është konfirmuar edhe nga burime tjerë është se informatat për planifikimin e vrasjes së Kryetarit të LDK’së dhe disa deputetëve të partisë së tij, kanë ardhur të mërkurën pasdite, ndërkohë që tashmë është identifikuar grupi. Megjithatë, mbeten mister qëllimet e tyre. /GazetaExpress