Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se forcat ruse po përparojnë drejt objektit të tretë nukelar.
Sipas Zelenskyt, forcat ruse tashmë kanë kapur dy termocentrale bërthamore të Ukrainës dhe po përparojnë drejt një të treti. Kështu u ka thënë ai senatorëve të SHBA-së gjatë një telefonate, raporton Al jazeera.
Ai shton se objekti nuklear që është në rrezik, është termocentrali i Yuzhnoukrainsk, i cili gjendet 120 km në veri të Mykolaivit, një nga qytetet të cilat Rusia është munduar t’i mbaj të rrethuar të shtunën.
Ky është një tjetër tentim i Rusisë, që të fus nën kontroll termocentralet nukleare që gjenden në Ukrainë.
Vendet perëndimore thonë se këto veprime janë mjaft të rrezikshme, pasi mund të çojnë drejt një katastrofe botërore./albeu.com/