Plane për plazh? Zbuloni si do të jetë moti sot

Dita e shtunë ka nisur me kthjellime dhe disa vranësira kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Por sipas Meteoalb, pasditja sjellë sërish zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë mbrëmjes kushtet e motit do të përmirësohen sërish duke bërë që të dominojnë kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 29°C./albeu.com


Shtuar 12.06.2021 08:00