plan Archives - Albeu.com

Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Anketa që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin.

Pyetjes “Unë kam zhvilluar një plan për të lëvizur” iu përgjigjën pozitivisht 11% të shqiptarëve. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, gati dy herë më shumë se mesatarja në Ballkan.

Sipas tabelës bashkëngjitur rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen.

Nga ata që duan të largohen, 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit.

Një pjesë tjetër 10% do të ikin për studime. Shqipëria dhe Kosova, kanë nivelin më të ulët të atyre që emigrojnë jashtë për studime.

Te pjesa që ka në plan të largohet 22%, po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar. Në Rajon ka përqindje më të lartë të popullsisë, që po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar.

Nga pjesa e atyre që kanë plan të largohen, 18% po aplikojnë për programet e vizave blu dhe kartave jeshilë, ndërsa 3% kanë siguruar kontrata pune në panairet e punësimit të zhvilluara jashtë.

29% e atyre që kanë plane për të ikur, kanë gjetur punë nëpërmjet aplikimeve në internet.

Sipas të dhënave, shqiptarët që kanë në plan për të ikur kanë zhvilluar më shumë se një plan.

Ndonëse Shqipëria ka krijuar një imazh pozitiv për zhvillimet në turizëm dhe vendi ka rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës që shkoi, qytetarët kanë ende potencial të lartë për të emigruar.

Tendenca për emigrim tani është përqendruar në shtresën e mesme dhe tek të punësuarit me paga të larta, të cilët preferojnë të ikin për një arsim më të mirë për fëmijët dhe infrastrukturë më të mirë jetësorë në tërësi./Monitor

The post Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi appeared first on Albeu.com.

Gërmuan për 6 muaj një tunel 40 metra të gjatë, u “digjet” në fund plani i arratisjes të burgosurve në Maqedoninë e Veriut
Të burgosurit në burgun Idrizovë të Maqedonisë së Veriut kanë hapur një tunel 40 metra të gjatë për t’u arratisur.

Mediat maqedonase raportojnë se pas planit të arratisjes qëndronte një grup prej të paktën 8 të burgosurve të dënuar me dënime nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Tuneli me thellësi rreth 1 metër dhe diametër rreth 80 centimetra është hapur nga shëtitorja e pjesës së mbyllur të burgut dhe planifikohej të përfundonte në pjesën e jashtme të burgut.

Në tunel u gjetën disa shporta plastike me litarë të lidhur, të cilët përdoreshin për nxjerrjen e dheut të gërmuar dhe një kabllo elektrike me llambë, e cila përdorej për ndriçimin e tunelit.

Ka dyshime se i gjithë ky plan i mirëorganizuar është vënë në zbatim prej 6 muajsh nga të burgosur të shumtë, të caktuar me turne në varësi të orarit për të dalë në ajrim.

Vlen të thuhet se në burgun Idrizovë, vuajnë dënimet e tyre edhe shumë shtetas shqiptarë, të cilët kanë denoncuar shpeshherë kushtet e këqija.

The post Gërmuan për 6 muaj një tunel 40 metra të gjatë, u “digjet” në fund plani i arratisjes të burgosurve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

4 rregulla të arta si të kurseni para këtë vit
Sezoni i festave është sezoni i gëzimit, darkave familjare dhe harmonisë. Por gjithë këto festime janë lajm i keq për portofolin tuaj. Por ne ju kemi sjellë për ju disa mënyra, si të kurseni para në 2023-ën.

1- Bëni plan shpenzimet tuaja!

Nëse nuk familjarizoheni me atë që po bëni, mund të jetë e vështirë të zmbrapseni nga shpenzimet e kota. Nëse mbani shënim shpenzimet tuaja, kjo është një mënyrë e thjeshtë për të parë se çfarë ka mbetur në llogarinë tuaj, si dhe mund të bëni kursime në 2023.

2- Krijoni një skedar financiar

Në mënyrë që të përmbahet në mënyrë efektive në buxhetin tuaj ose rezolutat e parave, duhet të mbani skedat për shpenzimet tuaja.

3- Vendosni qëllimet

Gjithmonë përgatituni për raste, ku prisni të shpenzoni më shumë para se zakonisht. Këto përfshijnë dasma, datëlindje dhe festime të tjera. Është gjithashtu e këshillueshme që të ketë disa kursime që t’i nxirrni në rast emergjence.

4- Mendoni për një kohë të gjatë

Nëse keni në plan të filloni një sipërmarrje të re biznesi në 2023-in, ose të blini një shtëpi të re është e rëndësishme që të kontrolloni rezultatet e kartës suaj të kreditit.

The post 4 rregulla të arta si të kurseni para këtë vit appeared first on Albeu.com.

Plani i Evropës për të tejkaluar krizën energjetike gjatë dimrit
Bashkimi Evropian pritet të prezantojë pakon e re të masave që kanë për qëllim të ulin çmimet e gazit dhe energjisë, të cilat po rrisin inflacionin në nivel rekord. Rritja e çmimeve po pengon po ashtu aktivitetin industrial dhe po shtrenjton faturat për qytetarët para sezonit të dimrit.

Në fillim të këtij muaji, Rusia njoftoi se nuk do të rihapë gazsjellësin kryesor që sjell gaz në Evropë, Rrjedhën Veriore 1. Ky është vendimi i fundit në një seri vendimesh që kanë kufizuar furnizimet e energjisë ruse për Evropën. Moska ka thënë se këto kufizime po bëhen në kundërpërgjigje të sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Komisioni Evropian pritet që të mërkurën, më 14 shtator, të paraqesë propozimet e BE-së dhe më pas qeveritë e shteteve anëtare mund të punojnë mbi detajet e propozimeve, dhe ka të ngjarë që t’i miratojnë masat më 30 shtator në takimin e ministrave të Energjisë.

Më poshtë mund të mësoni detajet nga drafti i propozimeve të Komisionit Evropian, dokument të cilin e ka parë agjencia Reuters.

Taksë për centralet që funksionojnë pa gaz

Në draft-propozimin e BE-së thuhet se do të vendosen taksa mbi të ardhurat e gjeneruesve të energjisë elektrike që nuk punojnë me gaz dhe u kërkohet qeverive që të shpenzojnë paratë e mbledhura për të mbrojtur konsumatorët dhe industrinë nga rritja e faturave të energjisë.

Në sistemin e BE-së, centralet e gazit shpesh vendosin çmimin e energjisë elektriket. Termocentralet që funksionojnë me karburante të tjera më pas e shesin energjinë e tyre me çmime të larta – edhe pse ato nuk duhet të paguajnë fatura të shtrenjta për gaz.

Brukseli dëshiron që të heqë çdo të ardhur tjetër që përfitojnë centralet që prodhojnë energji përmes erës, paneleve diellore dhe centraleve bërthamore, thuhet në draft, i cili mund të ndryshojë para se të publikohet nga blloku evropian.

Masat do të aplikoheshin në një çmimi të caktuar për megavat për orë mbi të ardhurat që këta prodhues marrin nga shitja e energjisë në treg. Kufiri i të ardhurave do të zbatohej pasi të kryheshin të gjitha transaksionet e energjisë, kështu që masat, nëse miratohen, nuk pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejt në çmimin e tregut evropian për energjinë elektrike që tregtohet në bursë, thuhet në draft-propozim. Në dokument thuhet se përjashtim bëjnë të ardhurat që dalin nga skemat e subvencionimeve qeveritare.

Termocentralet me qymyr nuk do të përfshihen në këtë masë, pasi shpenzimet e tyre të karburanteve janë rritur jashtëzakonisht shumë këtë vit, u tha në draft.

Në një draft-propozim të mëhershëm, të cilin Reuters e ka parë, ishte përfshirë limiti i të ardhurave prej 200 eurosh për megavat në orë. Çmimi i energjisë elektrike në Gjermani muajin e kaluar arriti në nivel rekord prej më shumë se 1.000 eurosh për megavat, ndërkaq aktualisht një megavat në treg po shitet për rreth 460 euro.

Grupet e industrisë thanë se shumica e fermave e energjisë së erës në Evropë nuk do të fitojnë nga çmimet e larta të energjisë, pasi ato e shesin energjinë në bazë të kontratave me çmime fikse dhe shumë prej tyre janë përfituese të skemave mbështetëse qeveritare. Dhe kjo, ngreh pyetjen se sa para do të mbledhë kjo masë e BE-së.

Kontribut për qytetarët

Kompanive që kanë përfituar shumë nga shitja e lëndëve djegëse fosile me çmim jashtëzakonisht të lartë, do t’u kërkohet që të japin kontribut financiar për të ndihmuar qytetarët dhe industritë që janë prekur nga faturat e shtrenjta, thuhet në draft-propozimin e BE-së.

Shtetet e BE-së, sipas draft-propozimit, duhet të prezantojnë masën e “kontributit të përkohshëm” për kompanitë e themeluara në BE të naftës, gazit, qymyrit dhe rafineritë. Sipas draftit, këto firma do të duhet të kontribuojnë me një të tretën e “fitimeve që tatohen dhe suficitit që kanë pasur në vitin fiskal 2022”.

Disa shtete, përfshirë edhe Italinë, veçse kanë prezantuar taksë për fitim për firmat e energjisë. Në draft po ashtu shkruan se Brukseli mëton të vendosë një normë minimale për të gjitha shtetet e BE-së, por qeveritë më pas mund të zgjedhin nëse duan ta rrisin këtë normë.

Ulje e konsumit të rrymës

Sipas draft-propozimit të BE-së, do të vendoset një objektiv i detyrueshëm për të gjitha shtetet që të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë këtij dimri, për të siguruar që Evropa të ketë energji të mjaftueshme për të kaluar muajt e ftohtë.

Depotë e gazit të BE-së tani janë të mbushura në 84 për qind të kapacitetit të tyre, duke tejkaluar objektivin e vendosur për rezerva para dimrit. Por, analistët thanë se Evropa do të duhet të zvogëlojë konsumin e gazit gjatë dimrit, për të shmangur zbrazjen e depove. Shtetet e BE-së veçse janë pajtuar që të ulin kërkesën për gaz këtë dimër – dhe zvogëlimi i konsumit të rrymës pritet të jetë kërkesa e radhës.

Gjatë periudhës së pikut të çmimeve të rrymës, shteteve evropiane do t’u kërkohet që të ulin përdorimin e energjisë në një përqindje që ende nuk është specifikuar, u tha në draft.

Shtetet evropiane po ashtu munden që vullnetarisht të caktojnë objektivë për zvogëlimin e përdorimit të elektricitetit. Në një draft të mëhershëm u përmend shkurtimi në mënyrë vullnetare deri në 10 për qind të energjisë në muajt në vijim, krahasuar me një shkurtim mesatar prej 5 për qind që ishte aplikuar në periudhën 2017-2021.

Likuiditet emergjent për kompanitë e energjisë

Shteteve të BE-së po ashtu, sipas draftit, pritet t’u kërkohet që të hartojnë “instrumente emergjente të likuiditetit” për të ndihmuar kompanitë e energjisë që të përballen me nevojat në rritje për kolateral.

Kompanitë shesin pak energji në bazë të kontratave paraprake, me qëllim që të sigurojnë një çmim të caktuar, por atyre do t’u kërkohet që të japin një depozitë në rast se ato nuk arrijnë të prodhojnë energji sa duhet. Rritja e çmimeve të energjisë ka bërë që kompanitë të detyrohen të vendosin më shumë para në formë depozite, duke bërë që disa prej tyre të kenë vështirësi të gjejnë financim shtesë.

Zyrtarët e BE-së thanë se planet për mbështetje emergjente për likuiditet ende janë duke u hartuar dhe ka të ngjarë që këto plane të prezantohen më 14 shtator. Në një njoftim të publikuar javën e kaluar nga Komisioni Evropian u tha se ligjvënësit evropianë janë duke shqyrtuar disa opsione për këtë çështje.

“Kjo mund të përfshijë edhe pranimin e më shumë aseteve si kolateral, lehtësimin e transformimit të kolateralit, garancive bankare dhe ofrues të likuiditetit, përfshirjen e skemave të garancive shtetërore për të mbështetur mekanizmat e tillë të likuiditetit”, tha Komisioni Evropian.

Pa çmim tavan për gazin

Në draft-propozimin e BE-së, të parë nga Retuers, nuk është përfshirë vendosja e një çmimi tavan për gazin, një ide kjo që ka krijuar ndarje në mesin e shteteve të bllokut.

Shtetet e BE-së i kanë kërkuar Brukselit që të propozojë një çmim tavan, por ato kanë mospajtime nëse një masë e tillë do të duhej të aplikohej për të gjithë gazin e importuar, dërgesat përmes tubacioneve apo edhe për tregtimin me shumicë të gazit.

Gjermania, Holanda dhe Danimarka kanë kundërshtuar vendosjen e çmimit tavan për gazin, duke paralajmëruar se kjo masë do të krijonte vështirësi për shtetet që të gjejnë furnizime me çmime konkurruese në tregjet globale dhe do të rrezikonte sigurinë energjetike të Evropës gjatë sezonit të dimrit.

Italia dhe Polonia janë në mesin e shteteve që mbështesin vendosjen e çmimit tavan për gazin, pasi sipas tyre, një masë e tillë do të ndikonte në uljen e faturave për qytetarët dhe industritë.

BE-ja po ashtu ka hequr dorë nga një plan i mëhershëm për të vendosur çmim tavan për gazin rus. Shtetet, sikurse Hungaria dhe Austria, kanë kundërshtuar këtë ide, teksa kanë argumentuar se Moska do të mund të kundërpërgjigjej me ndalimin e furnizimeve që ende dërgon në BE./REL

The post Plani i Evropës për të tejkaluar krizën energjetike gjatë dimrit appeared first on Albeu.com.

Putin përshkruan planin për të krijuar energji bërthamore në hapësirë
Rusia do të zhvillojë një anije kozmike të gjeneratës së re dhe teknologji për energjinë bërthamore në hapësirë, tha presidenti Vladimir Putin.

Duke folur në një takim me udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko në Kozmodromin Vostochny në Lindjen e Largët të Rusisë, Putin kujtoi sukseset sovjetike në hapësirë ​​dhe tha se asnjë sanksion ndaj Rusisë nuk mund të ndalojë përparimin e saj.

Ai tha se Rusia do të nisë një sondë hënore, Luna-25,  më vonë këtë vit dhe do të thellojë bashkëpunimin me Bjellorusinë në infrastrukturën dhe teknologjinë hapësinore.

Rusia do të punojë me Bjellorusinë në infrastrukturën që u garanton vendeve akses të pavarur në hapësirë, tha Putin, duke shtuar se ai kishte kërkuar nga agjencia ruse e hapësirës, ​​Roskosmos, të trajnonte një bjellorus për fluturimin në një anije kozmike ruse.

The post Putin përshkruan planin për të krijuar energji bërthamore në hapësirë appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim duke u kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet, jo në opinione abstrakte.

Ai thotë se liderët po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO  dhe thekson se ai e di se cilët nga ata liderë po mbështesin Ukrainën.

Për luftën, ai thotë se burrat dhe gratë ukrainase po mbrojnë shtetin e tyre për të pesëmbëdhjetën ditë  dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.

Ai konfirmon se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në bombardimin e maternitetit në Mariupol dhe thotë se pretendimi i Rusisë se nuk kishte pacientë në spital është një gënjeshtër.

Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare”, thotë ai, duke shtuar: “Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë”.

Ai thotë se Rusia dëshiron të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzohen dhe të marrin bukën dhe ujin nga duart e tyre”.

Zelensky shton: “Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë  sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë”.

Duke parë përpara, ai thotë se pas luftës, gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe planifikimi nga qeveria tashmë është duke u bërë. “Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”.

The post Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Plani i Putinit kalon përmes Kievit, zbulohen të gjitha prapaskenat, ja çfarë synon lideri i Kremlinit
Nën viaduktin e shkatërruar, ushtarët ukrainas mbrojnë një urë prej dërrase që u lejon të kalojnë lumin. Civilët e kalojnë me pasuritë e tyre të pakta në dorë ndërsa ikin me kokat e zhytura midis shpatullave nga Irpini, qyteti njëzet kilometra në veri të qendrës së Kievit, e cila prej katër ditësh është bërë fronti i rezistencës ukrainase kundër pushtimit rus.

Në lindje dhe në perëndim të viaduktit të goditur – njësoj si në një foto që është bërë ikonë e kësaj lufte – dëgjohet një zjarr i vazhdueshëm artilerie dhe kolona tymi, por në mes korridori humanitar vazhdon të mbajë dhe deri tani, nuk kishte ndodhur. Ushtarët ukrainas ndihmojnë civilët dhe më pas, shkojnë në anën tjetër, drejt luftimeve. Ka edhe nga ata të forcave speciale, që kanë kufje në vesh për të marrë komunikime dhe që mbajnë në duar tubat e raketave antitank – në këtë rast janë raketa britanike Nlaw.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar shtatëmbëdhjetë mijë nga këto raketa antitank në bazat në Poloni dhe Rumani dhe më pas i kaluan përtej kufirit ukrainas në vetëm gjashtë ditë, dhe i vendosën aty ku nevojiteshin më shumë: Irpin, aty ku është koka e një kolone me mjete ruse, e gjatë dhjetëra kilometra. Ato janë armë që mund të shkatërrojnë një tank nëse gjenden në distancë të afërt, jo më shumë se tetëqind metra në rastin e raketave britanike, apo edhe deri në dy kilometra në rastin e raketave amerikane Javelins.

E gjithë kjo përpjekje për të çuar raketat në vijën e frontit dhe për t’i përdorur ato aty ku nevojiten më shumë, menaxhohet nga syri i kudogjendur i shërbimeve të fshehta amerikane, i cili përpiqet të drejtojë në kohë reale dhe në mënyrën më të mirë të mundshme ato pak asete ukrainase.

Përtej Irpinit është aeroporti Hostomel. Kur në fillim të luftës gati dy javë më parë, forcat speciale ruse u përpoqën ta merrnin me një goditje të shpejtë për t’i hapur rrugën tetëmbëdhjetë avionëve transportues të ngarkuar me trupa që duhej të lëviznin menjëherë drejt Kievit, ato u zhdukën nga reagimi i shpejtë i ukrainasve, dhe është pothuajse e sigurt se kjo ka ndodhur falë një paralajmërimi të mbërritur në kohë nga inteligjenca amerikane. Kjo ndihmë e padukshme lëviz në ekuilibër pa e kaluar vijën që nuk shkakton reprezalje të armatosura nga Rusia, të paktën tani për tani.

Ka mundësi që të jetë një sy i inteligjencës edhe në sulmin në jug të vendit, në Kherson, qytet i pushtuar së fundmi nga rusët. Duket, pasi nuk ka asnjë konfirmim, se rusët kishin parkuar dhjetëra helikopterë në një bazë dhe një pjesë u shkatërrua në një sulm natën nga një njësi ukrainase.

Inteligjenca po vëzhgon me vëmendje operacionin e ngadaltë rus për të rrethuar kryeqytetin, i cili mund të përshpejtohet papritur. Ukrainasit kanë përmbytur disa pjesë të fshatrave për të ngadalësuar manovrat e pushtuesve, por kjo nuk mjafton. Në fund të fundit, rusët vetëm duhet të ndërpresin rrugën dhe hekurudhën që shkon në jug për të izoluar Kievin dhe për të formuar një rreth të gjerë rreth tij, pa hyrë – tani për tani. Vlerësimet ndjekin njëri-tjetrin: do të ndodhë brenda një dite, ose dy ditësh, kjo nuk dihet.

Më pas, me Kievin të izoluar, presidenti rus mund të fillojë të negociojë seriozisht nga një pozicion i favorshëm, pa pësuar humbjet e pashmangshme të një beteje urbane, të paktën tani për tani. Dhe ndërkohë, nisin të zbusin rezistencën e kryeqytetit me racionimin e ushqimeve dhe bombat. / Il Foglio – Bota.al

The post Plani i Putinit kalon përmes Kievit, zbulohen të gjitha prapaskenat, ja çfarë synon lideri i Kremlinit appeared first on Albeu.com.

Fitimet pa kufi të agjentëve, FIFA me plan për kufizimin e tyre
Tregu i transferimeve mund të transformohet pasi FIFA ka njoftuar se do të vendosë një kufi prej 10 përqind në tarifat e të gjithë agjentëve duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ndërsa u bë e ditur se 443.65 milionë euro u paguan për ndërmjetësit vetëm në vitin 2021, 183.18 milionë euro prej tyre të ndara mes klubeve angleze dhe italiane.

Raporti tregoi se klubet angleze kishin ndërmjetës të përfshirë në 203 nga 562 transferimet e tyre hyrëse për këtë vit, pra 36.1 përqind e rasteve.

Në vendin e dytë janë skuadrat italiane, të cilat kishin ndërmjetës që punuan në 35.5 përqind të transferimeve.

Në përgjithësi, raporti i FIFA-s tregon se rreth 443.65 milionë euro janë shpenzuar për ndërmjetësit në vitin 2021 dhe kur bëhet fjalë për shifrat, Anglia është shumë përpara me 118.08 milionë euro.

Gjermania pason me 74.67 milionë euro, më pas Italia me 65.1 milionë euro dhe një rënie e madhe ka ardhur në Spanjë me 34.8 milionë dollarë, Franca 30.3 milionë dollarë dhe Portugalia me 29.3 milionë dollarë.

Pas raportit, FIFA ka bërë të ditur planin për të vendosur një kufi prej 10 përqind në tarifat e agjentëve nga sezoni i ardhshëm.

The post Fitimet pa kufi të agjentëve, FIFA me plan për kufizimin e tyre appeared first on Albeu.com.

Dortmundi ka një plan me Haaland
Dortmundi po bën të pamundurën për të mbajtur Erling Haaland verën e ardhshme.

Sipas ‘Sky‘, klubi gjerman përgatit një rritje gjoja pagash gati dyfishi i asaj që paguan tani, në mënyrë që sulmuesi, i cili do të fitonte një shumë afër 18 milionë euro , të qëndrojë edhe një vit.

Edhe pse oferta ekonomike do të vazhdojë të jetë më e vogël se ajo e klubeve të tjera , Haaland është rehat në Dortmund dhe është gjithashtu i lumtur në klubin, ku ai konsiderohet një lider, kështu që kjo mund ta bëjë atë të vlerësojë qëndrimin. /albeu.com

The post Dortmundi ka një plan me Haaland appeared first on Albeu.com.

“Kam plan b dhe c”, Berisha tregon lëvizjet e radhës nëse nuk pranohet padia
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, ka deklaron se ka plane të tjera nëse nuk merret padia e ngritur për shpalljen e tij non grata.

Cani: Çfarë do thoni nëse gjykata nuk merr padinë?

Berisha: Edhe mund të mos e marrë. Unë kam një avokat që ka një reputacion të madh.

Arjan Curi: A ke plan tjetër?

Berisha: Padiskutim që kam plan b, c, e kështu me radhë, por nuk jua tregoj juve. Do vendos në vend dinjitetin tim. Nuk po vë në diskutim vendimin.

The post “Kam plan b dhe c”, Berisha tregon lëvizjet e radhës nëse nuk pranohet padia appeared first on Albeu.com.