Plagosje me thikë në Fier, dërgohet me urgjencë në spital 33-vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit. Sipas policisë, 33-vjeçari është qëlluar me thikë nga shtetasi J.R., për motive të dobëta.

Policia po punon për kapjen e J.R., teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

33-vjeçari i plagosur ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.11.2025 20:27

Tags: ,