Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të bashkisë Selenicë, ku një person është plagosur me armë zjarri. Sipas dëshmive të banorëve, ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, vetëm pak minuta më parë.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet apo motivet e plagosjes, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Sakaq mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

