Në Fier ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Pas një konflikti për motive të dobëta, U. S, 50 vjeç ka plagosur me armë E.H., 40 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Fier/Plagosi me armë zjarri në këmbë një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij./albeu.com