Plagosje me armë zjarri në Durrës, zhduket autori

Gjatë orëve të para të mëngjesit ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Durrës.

Bëhet fjalë për shtetasin 40-vjeçar D.B., i cili është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe pas kësaj policia ka nisur hetimet për të sqaruar rastin.

Dyshohet se autori i plagosjes është G.P., 28 vjeç, i cili është në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com