Plagosja në Korçë, reagon policia: Autor një 41-vjeçar! Është vënë në pranga, sekuestrohet thika

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e regjistruar sot në Korçë. Në njoftim bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollaj rreth orës 19:00. Nga ngjarja konfirmohet se ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar i cili ndodhet në spital.

Policia gjithashtu bën me dije se ka vënë në pranga autorin, një 41-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Q. Thika e përdorur është sekuestruar ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç. 27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


Shtuar 15.08.2025 20:23