Plagosja me armë zjarri në Tiranë/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: 18-vjeçarja u vetëqëllua, arrestohen dy persona (EMRAT)

Policia e Tiranës, ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të një 18-vjeçareje pak pas mesnatës së kësaj të shtune, 14 shkurt, në një hotel në zonën e Saukut, në kryeqytet.

Sipas uniformave blu, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Të arrestuarit: Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta).

E reja me iniciale N. K., pasi është vetëqëlluar, është dërguar në spital nga shtetasja me iniciale M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24-vjeç.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen dy persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim për moskallëzim krimi dhe se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale V. Gj., 46-vjeç dhe M. R. (Gj), 48-vjeçe, ndërsa në kërkim u shpallën në shtetasit me iniciale S. Gj., 49-vjeç, dhe E. Gj., 24-vjeç, si dhe shtetasi me iniciale E. Gj., 22- vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18-vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24-vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46-vjeç dhe M. R. (Gj), 48-vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49-vjeç, dhe E. Gj., 24-vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22-vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 14.02.2026 08:51