Plagosja e miniantorit në Bulqizë, vihen nën hetim brigadier dhe inxhinieri

Ditën e djeshme, një minator mbeti i plagosur në një subjekt minerar pranë minierave të Bulqizës.

Ngjarja ndodhi  si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, prej ku mbeti i lënduar punëtori me inicialet B.D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për dy shtetas brigadierin Besnik Çupi dhe inxhinierin Agron Halili.

Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 26.09.2023 10:25