Plagosja e biznesmenit në Kavajë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori

Këtë të enjte, një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash.

I dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52-vjeç, i cili ka një biznes në zonë.

Sakaq, autori i dyshuar, 42-vjeçari me iniciale E. V., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42-vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52-vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.12.2025 15:10