Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ditës së djeshme në Dibër ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 42-vjeçar.
Po ashtu është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i itj dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër.
Autori i dyshuar është shtetasi B.S 47-vjeç, i cili plagosi shtetasin A.L 42 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shtetasi E.S, 29 vjeç.
Njoftimi i policisë:
U konfliktuan dhe plagosi me armë zjarri një 42-vjeçar, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në qytetin e Peshkopisë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.L., 42 vjeç, menjëherë bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin B. S., 47 vjeç, banues në Peshkopi, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E. S., 29 vjeç, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin F. L., 31 vjeç, pasi gjatë konfliktit ka goditur me grushta shtetasin N. S., 62 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com