Plagosja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, vihet në pranga i mituri

Policia e Gjirokastrës, ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur, ku gjatë ditës së djeshme ka plagosur një 15-vjeçar.

Efektivët bëjnë me dije se veprimet proceduriale janë kryer në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes.

Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 9.03.2024 12:41