Detaje të tjera janë mësuar në lidhje me plagosjen e djeshme në Durrës, ku Egzon Uruçi dobëta ka plagosur me thikë vëllain e tij më të madh, Bernard Uruçi.
Albeu.com mëson se dy vëllezërit janë përplasur për shkak se njeri prej tyre kishte vene alarmin e telefonit për tu zgjuar nga gjumi qe te hante syfyrin. Zhurma ka shqetësuar 20 -vjeçarin, i cili e ka qëlluar te vëllain me thike duke e lënë të plagosur rëndë.
Policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.