Plagosi vajzën e tij dhe kalimtarin në Durrës, arrestohet 56-vjeçari

Ditën e sotme, policia ka arrestuar 56-vjeçarin Mikel Ndoji, pasi mëngjesin e sotëm plagosi me thikë vajzën e tij, Xhenisa Ndoji, si edhe një kalimtar të rastit në Durrës.

Sipas raportimeve, prindërit e vajzës ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali.

Kohët e fundit, ai kishte tentuar të ribashkohej me familjen dhe të kthehej pranë vajzës së tij.

Dyshohet se Xhenisa Ndoji, nuk ka pranuar të takohej me të atin dhe as ta lejonte të hynte në banesë. Për këtë arsye mes tyre ka nisur një konflikt në rrugë, i cili ka agravuar në përdorimin e thikës.

Gjatë përplasjes është plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin e incidentit.


Shtuar 26.01.2026 15:54