Lidhur me ngjarjen ku një i ri u plagos në një lokal në Tale të Lezhës, mësohet se është arrestuar autori Leonard Lucaj. Nga përplasja mbeti i plagosur Alfred Marku i cili që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave, autori kishte shkuar në plazh dhe ka qenë i shoqëruar me partneren e tij, të cilën dyshohet se Marku e ka ngacmuar. Kjo ka bërë që autori dhe i plagosuri të përfshiheshin në konflikt. Fillimisht ata kanë debatuar me tone të ashpra e më tej autori pasi ka marrë një armë zjarri, pistoletë e ka plagosur Alfred Markun.