Plagosi të moshuarin me sëpatë pas lojës me letra, zbardhet dëshmia e autorit: Isha i dehur

Sherri pas një loje me letra përfundoi me plagosjen e një 73-vjeçari në Bilisht.

Ky i fundit u plagos me sëpatë në kokë nga Vasil Babinis.

Babinis  ka deklaruar se ishte i dehur dhe nuk mban mend asgjë.

“Isha i dehur, nuk mban mend.”

Vasil Babinis goditi me sëpatë në kokë 73 vjeçarin Vasil Begolli mbrëmjen e djeshme.

Konflikti mes të moshuarëve nisi në një lokal, pas një loje me letra dhe u zhvendos më pas në banesën e 73-vjecarit.

Ngjarja u klasifikua fillimisht si aksidentale, pasi i plagosuri tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, por u zbardh më pas nga blutë e Korçës, të cilët vunë në pranga autorin

/Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 14:12