Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, është vënë në prangat e policisë, pasi sulmoi partneren e tij 35-vjeçare dhe e plagosi rëndë në kokë.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë ku jeton 35-vjeçarja nga Moldavia.
Autori ka hyrë nga një derë e hapur ballkoni dhe ka sulmuar 35-vjeçaren, duke e goditur në kokë.
Ajo është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.
Fqinjët që kanë dëgjuar zëra kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.
Më pas, 25-vjeçari u zhduk për t’u gjetur nga policia në zonën e Karditës.
Ndaj tij është ngritur rasti për lëndim të rrezikshëm trupor.