Plagosi rëndë me sende të forta një person, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 10.06.2021, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vihet në pranga një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. S., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 10.06.2021, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 26.06.2021 10:04