Policia e Shkodrës ka arrestuar një 17-vjeçar, autor i dyshuar i plagosjes së një 16-vjeçari tre ditë më parë.
Një konflikt mes dy të rinjve, i nisur për motive të dobëta agravoi deri në plagosje me thikë të hënën në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku 17-vjeçari me iniciale Xh. P. ka dëmtuar me thikë K. L., 16 vjeç.
Veprimet procedurale me 17-vjeçarin, janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme./Albeu.com