Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, Prokuroria dërgon për gjykim Orgen Xhelilin

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Orges Xhelilin, autorin e plagosjes së ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Ngjarja ndodhi më 11 nëntor të vitit të kaluar, ku Xhelili, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës, plagosi me thikë Kokoneshin dhe shoferin e tij.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal Nr.694, viti 2022, ka dërguar në gjyq të pandehurin O. Xh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79/a e 22, 88/1 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas, për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë ish-Kryetarin e Bashkisë Divjakë shtetasin F.K, duke i sjellë dëmtime që kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit.

I pandehuri O. Xh, në të njëjtën kohë ka goditur shtetasin G.B., (shoferi i shtetasit F.K), i cili ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin dhe nga goditja ai ka marrë dëmtime të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit”.

/Albeu.com 


Shtuar 15.11.2023 11:33