Plagosi me thikë bashkëshorten, zbardhet dëshmia e Aleko Myrtollarit: E godita sepse s’pranonte të punonte

Zbardhet dëshmia e Aleko Mytrtollarit, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij në Korçë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që çifti kishin patur mes tyre. Gruaja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë ditën e djeshme ajo u soll në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Myrtollari tha se konflikti me bashkëshorten e tij, Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk donte të punonte.

Autori pretendon se i ka kërkuar bashkëhsortes të punonte, por ajo nuk pranonte. Kjo sipas tij ka qenë arsyeja e sherrit që përfundoi me plagosjen e 38-vjeçares. Aleko Myrtollari kryente punë sezonale në Gjermani dhe kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes për shkak të përdorimit të alkoolit dhe xhelozisë./albeu.com/


Shtuar 7.06.2023 14:05