Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim në Elbasan, pasi ka plagosur me kaçavidë një 25-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit.
I riu kërkohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, ndërsa i plagosuri ka marrëndihmën mjekësore dhe është larguar nga spitali.
Njoftimi:
Goditi një 25-vjeçar, me mjet shpues (kaçavidë) dhe e plagosi atë lehtë, për shkak të një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim shtetasi A. M., 25 vjeç, banues në Berat, për të cilin dyshohej se ishte i dëmtuar me mjet shpues, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet shpues (kaçavidë), 25-vjeçarin.
Vijon puna për kapjen e shtetasit K. S., ndërsa shtetasi A. M., pasi mori asistencën mjekësore, u largua në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.