Është vënë në pranga autori që plagosi me armë zjarri pasditen e 12 korrikut në një lokal në Valias, 34-vjeçarin Franci Xhaferri.
Policia e Tiranës, informoi se ka arrestuar 54-vjeçarin, Besnik Koçiu, ndërsa në pranga është vënë edhe i plagosuri, pasi nuk ka bashkëpunuar për të rrëfyer rrethanat e ngjarjes.
34-vjeçari është paraqitur në spitalin për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat Blu, gjatë kontrollit në banesën e autorit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën e krimit.
Njofitmi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së informacionit nga spitali, kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë dokumentuar ngjarjen, duke çuar në arrestimin e dy personave.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Pas plagosjes në këmbë, Franci Xhaferri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin Besnik Koçiun, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Gjatë kontrollit të banesës së Koçiut, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.
Gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimi për ngjarjen vazhdon.