Plagosi babë e bir me biçak, në pranga 43-vjeçari në Divjakë

Një 43-vjeçar është arrestuar në Divjakë, pasi plagosi me biçak, shtetasin R. K., 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Plagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.

Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak), shtetasin R. K., 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 


Shtuar 1.08.2023 14:02