Një tjetër plagosje me thikë është regjistruar në qytetin e Korçës pasditen e kësaj të premtje. Një 29-vjeçar me iniciale K. R., është paraqitur në spitalin e Korçës me disa plagë në trup, të cilët dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prehës thikë.
Referuar njoftimit të policisë, 29-vjeçari dyshohet të jetë goditur nga dy persona të tjerë ende të paidentifikuar. Gjithashtu nuk janë bërë me dije as arsyet e konfliktit mes personave të përfshirë.
“Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, shtetasi K.R., 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve,” thuhet në njoftimin e policisë.