Plagoset me thikë 21-vjeçari në Sarandë, arrestohet autori

Një 21-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë, pas një sherri me një 20-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pas një koflikti për motive të dobëta,teksa autori është arrestuar në flagrancë nga autoritetet e policisë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Plagosi me mjet prerës thikë një 21-vjeçar, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës një 21-vjeçar, pas konfliktit me një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin J. T., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 31.08.2023 11:00